Shkëmbimi i të burgosurve ngec, Griner apelon vendimin me 9 vite burg

5 Tetor 2022
8:21
Telesport
back button

Basketbollistja amerikane Brittney Grinnr, e dënuar nga gjykata ruse me 9 vite burg për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike, ka apeluar vendimin e marrë dy muaj më parë. Lajmin e konfirmoi “Associated Press”, që i referohet avokatëve të basketbollistes 31-vjeçare.

Madje është vendosur që seanca e parë e apelit të zhvillohet më 25 tetor. Griner u dënua më 4 gusht, ndërkohë që është arrestuar që në shkurt të këtij viti. Në aeroport, asaj iu gjet vaj kanabisi, të cilën ajo e përdorte me recetën e mjekut, për të larguar dhimbjet.

Basketbollistja që luan me ekipin rus të Ekaterinburg, ndodhet në burgjet ruse prej 8 muajsh dhe është përfolur shpesh se do të jetë pjesë e një shkëmbimi të burgosurish mes Amerikës dhe Rusisë. Gjithsesi, deri më tani asgjë konkrete dhe basketbollistja vijon ende të vuajë dënimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit