Shkëmbimi kthehet komedi: Politano-Spinazzola drejt dështimit!

17 Janar 2020
14:58
back button

Sipas asaj që njofton “Sky Sport”, Roma dhe Inter janë futur në luftë mes tyre dhe rreziku që operacioni Politano-Spinazzola të dështojë është tepër i madh. Të dy futbollistët do të presin edhe ditën e sotme më pas do të kthehen në Milano dhe Romë për t’u gjetur në pikën e nisjes, përpara shkëmbimit.

Edhe pse Roma ka pranuar huazimin me detyrim blerje të Spinazzolas nga Interi (nëse luan një numër të caktuar ndeshjesh) sërish zikaltërit nuk janë të bindur dhe kanë frikën e problemeve fizike. Por, pyetja e madhe është: pse nisën operacionin nëse ishte gjendja kështu?!

Mbetet mister gjithçka, teksa buzëqeshja e dy lojtarëve mund të kthehet në trishtim dhe mërzi pasi kjo do të mbetet një njollë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit