Shkëndija gjatë takimit, Fury mesazh Usyk: S’ka asnjë shans të fitojë ndaj meje, jam “mbreti cigan”

17 Nëntor 2023
12:48
Telesport
back button

Tyson Fury është zotuar të ndalojë përpjekjen e Oleksandr Usyk për “dominim total” në përballjen e tyre të padiskutueshme në dulein e unifikimit e titujve kampione botë në peshën e rëndë, që do të zhvillohet më 17 shkurt, në Riad të Arabisë Saudite. Një prëballje e madhe mes dy boksierësh të pamposhtur në ring

Dueli i shumëpritur mes mbretit të WBC (Fury) dhe atij të titujve WBA, WBO dhe IBF (Usyk), Usyk, më në fund u konfirmua për fillim të vitit të ardhshëm. Usyk ka mposhtur tashmë bashkatdhetarët e Fury, britanikët Derek Chisora, Anthony Joshua dhe së fundmi Daniel Dubois.

Gjithsesi, “The Gypsy King” është i bindur se nuk ka asnjë mënyrë që ukrainasi ta ndalojë atë kur ai synon të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga koha e Lennox Lewis 24, vite më parë.

Jam vetëm unë që qëndroj në rrugën e tij dhe dominimit total të Evropës. Ai i ka mundur të gjithë djemtë britanikë, Chisora, Joshua, Dubois dhe jam vetëm unë. Unë jam i paprekshëm në ujërat e tij, le ta themi këtë. Ata duhet të nxjerrin armët me rreze të gjatë dhe do të shohim”, tha Fury për Sky Sports.

Ai nuk mund të më mundë mua sepse unë jam “mbreti cigan”, kaq  mjafton”, tha Fury, që vjen nga një fitore me vendim shumicë ndaj ish-kampionit të UFC-së, Francis Ngannou, tri javë më parë. Kjo bëri që sfida e planifikuar më 23 dhjetor me Usyk të shtuhet më 17 shkurt të vitit të ardhshëm.

Unë jam si promotori i kategorisë së peshave të rënda tani. Unë jam duke promovuar të gjithë kategorinë e peshave të rënda. Ata po punojnë për mua tani, të gjithë. I kam të gjitha nën flamurin “Gypsy King”. Pa mua nuk do të punonin më 23 dhjetor, ky është fakt. Janë të gjitha duele të mira”, u shpreh Tyson Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit