Shkëndija pas Villarreal-Barcelona: ja çfarë ka ndodhur në tunel mes Emery dhe Xavi-t (Video)

28 Nëntor 2021
12:00
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur me një fitore të Barcelona-s ndeshja e La Liga-s kundër Villarreal. Një fitore ajo e katalanasve që është shoqëruar me polemika.

Episodi më i diskutueshëm ka qenë penalltia e mundshme që nuk është dhënë për një prekje të topit me dorë të Pique.

Momente tensioni në fushë dhe gjakra të nxehur në stolat respektivë, me Emery dhe Xavi që janë kapur me fjalë.

Një “duel” që duket se ka vazhduar edhe pas përfundimit të ndeshjes. Sipas Marca-s, në fakt, ka patur një përplasje fizike që është bllokuar nga forcat e rendit në tunelin që çon te dhomat e zhveshjes.

Edhe nga fjalët e dy trajnerëve është kuptuar se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë. Emery, në fakt, duket se ka thënë për Barcelona-n pas ndeshjes:

“Duket se kanë më shumë pushtet se kushdo”.

I kënaqur për fitoren, por i zhgënjyer për atë që kishte ndodhur Xavi:

“Mund ta kuptin zemërimin dhe zhgënjimin e Emery, por nuk e komentoj punën e arbitrit dhe VAR. Megjithatë, prisja të më jepte dorën pas ndeshjes. Gjithsesi, e kuptoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit