Shkolla e Guardiola-s: nxënësit e tij janë të “parët e klasës”

25 Janar 2023
18:00
Denis Hakanaj
back button

Pas një karriere prej rreth 20 vitesh si trajner profesionist, mund të thuhet me bindje se Pep Guardiola ka krijuar një shkollë të tijën për sa i takon aftësisë për të drejtuar një ekip.

Jo vetëm për sa u takon stileve dhe metodave të përdorura nga ai, por edhe për aftësinë e tij për të arritur të përcjellë idetë dhe njohurinë e tij te lojtarët e ndryshëm që ka pasur në skuadrat e tij dhe që më pas janë bërë trajnerë.

Dhe në këto javë mund të shihet qartë cilësia e mësimeve të tija edhe nëpërmjet rezultateve. Po, sepse tre nga nxënësit e tij po kryesojnë renditjet në kampionatet e tyre.

Në rastin e Mikel Arteta-s, që është larguar nga roli i zëvendësit të Pep për të provuar veten, e di mirë edhe vetë Guardiola duke parë se të dy janë në të njëjtin kampionat, Premier League.

Në kategorinë e dytë të futbollit anglez është ish-mbrojtësi Vincent Kompany me Burnley-n e tij që kryeson kampionatin. Edhe duke shkuar në Spanjë, situata nuk ndryshon.

Në fakt, aktualisht, në vendin e parë të La Liga-s është Barcelona e Xavi-t, me  të cilin Pep Guardiola ka shkruar faqe të paharrueshme të historisë së futbollit pikërisht në Camp Nou.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit