Shkrihet klubi kinez, por Alla gjen ekip të ri

26 Shkurt 2019
16:48
back button

Aventurë e pafat për Albi Allën në Kinë, sepse ish-qendërmbrojtësi i Flamurtarit u prezantua si futbollisti i ri i Yanbian Funde javën e shkuar, para se të dilte sërish në treg, për shkak se klubi kinez falimentoi. Një borxh gjigant, akumuluar prej 3 vitesh, bëri që Yanbian të përjashtohet nga kampionati, ndërsa vendin e tij e merr Shaanxi Chang Athletic Club.

Kapërcimi nga kategoria e tretë në të dytën ka rikthyer me urgjencë në merkato Shaanxi Chang, që ka marrë lejen e federatës kineze për të gjetur lojtarë deri në ditët e para të marsit.

Një ndër përforcimet e para të Shaanxi Chang është pikërisht Albi Alla, raporton SportEkspres.com, lojtar me të dhëna të shkëlqyera dhe me CV të rëndësishme, duke u bërë edhe pjesë e kombëtares shqiptare kur doli kampion me Kukësin.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se do të përfitojë shumën e 200 mijë dollarëve dhe kontrata do të jetë 1-vjeçare, si zakonisht me ndërmjetësimin e menaxherit Franci Bode, i cili u mor me transferimin e Allës dhe Torassa-s në Kinë.

Për momentin nuk dihet ende ku do të përfundojë Agustin Torassa, i cili ishte nisur për tek Yanbian, por nuk ka zgjidhur ende problemet me Flamurtarin dhe nuk është çudi që të kthehet në Shqipëri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit