Shkurtaj: S’kam frikë nga Reginaldo, kemi marrëdhënie të mirë

20 Janar 2019
12:25
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi ka bërë dy lëvizje të goditura në merkato. Afrimi i Vasil Shkurtajt mund të konsiderohet si ndër lëvizjet më të mira të Superiores. Sulmuesi shtatlartë ka folur për mediet me rikthimin e skuadrës në Shqipëri pas fazës përgatitore të zhvilluar në Antalia të Turqisë. 

"Kalimi nga Kukësi te Luftëtari sjell dhe objektiva të tjera për mua. Atje luftonim për mbijetesë, ndërsa te Kukësi për kampionat. Më e vështirë që të luash për fitimin e titullit".

Sulmuesi tregon se nuk e ka pasur të vështirë përshtatjeten me grupin e lojtarëve. "Ekipi më ka pritur shumë mirë, djemtë dhe stafi teknik. Më kanë ndihmuar. Përshtatja nuk ka qenë e vështirë. Jam 26 vjeç kam ndërruar shumë ekipe dhe më duket normale diçka e tillë".

Konkurrencën me Reginaldon nuk e sheh aspak problem. "Nuk e kam problem konkurrencën me Reginaldon. Ne do të bëjmë punën tonë. Do të jap maksimumin në stërvitje dhe më pas e vendos trajneri se kë do të aktivizojë. Marrëdhënia me të? Shumë e mirë. Nuk kemi probleme mes nesh", – tha Shkurtaj. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit