Shohin makthe me Partizanin, lojtarët e Tiranës që nuk kanë fituar kurrë derbin!

13 Maj 2019
12:00
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka dominuar në 17 ndeshje e fundit ndsaj Tiranës. Ekipi bardheblu nuk fiton ndaj Partizanit që prej 7 shkurtit të 2014 kur Gilberto i jepte 3 pikët me fitoren minimale 1-0. 

"Demat" kanë dominuar krejtësisht derbin në vitet e fundit, ndërsa disa prej lojtarëve të Tiranës janë bërë me makthe. Ka prej atyre që nuk kanë shijuar ende asnjë fitore ndaj rivalëve të betuar të kryeqytetit. 

Mbrojtësi Erion Hoxhallari është njëri prej tyre. 23-vjeçari është produki i dalë nga Tirana dhe ka luajtur gjithë karrierën me bardheblutë përveç, një viti kur ka qenë pjesë e Teutës në sezonin 2014-15. 

Një tjetër emër që nuk ka fituar kurrë ndaj Partizanit është dhe Albi Doka. 21-vjeçari luan prej 3 vitesh në klubin e presidentit Refik Halili. Marvin Turtulli po ashtu nuk ka shijuar fitore, pavarësisht se është në vitin e 3 të përfaqësimit të fanellës së Tiranës. 

Sulmuesi Grent Halili e vuan ndoshta më shumë se të gjithë, pasi presioni që ka mbi vete është shumë i madh. Asion Daja është emri tjetër që nuk ka fituar kurrë ndaj ish-skuadrës së tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit