Shokoi Italinë me përshëndetjen fashiste, flet për herë të parë “shqiponja” e Lazios

21 Tetor 2021
15:29
Alfred Lleshi
back button

Juan Bernabe, trajneri spanjoll i shqiponjës së Lazios, tha: “Nuk e di pse ka shpërthyer i gjithë ky kaos”. Të shtunën në mbrëmje, ai bëri përshëndetjen fashiste me dorë dhe vlerësoi Duçen nën tribunën e tifozëve bardhekaltër, pas fitores kundër Interit.

“Nuk ka të bëjë fare me Lazion dhe për këtë më vjen keq, –-tha ai në një intervistë për ‘Messaggero’. – Për mua është një përshëndetje ushtarake. Unë kam lindur në ushtri, kam një kulturë të krahut të djathtë, jam i partisë “Vox” si shumë miq futbolli dhe ndihem krenar për këtë.”

Më pas, Bernabé shpjegoi pse nuk priste të krijonte gjithë këtë kaos me veprimet e tij: “Në Spanjë, gjesti fashist bëhet me krahun e përkulur në zemër, në nivelin e gjoksit. Edhe në Itali, me sa duket është kështu, por nuk e dija”.

Sipas videos, Bernabe gjithashtu bërtiti “Duçe, Duçe”: “E bëra, është e vërtetë. Nuk e mohoj, sepse e respektoj Musolinin. Ai bëri shumë gjëra të mëdha për Italinë si dhe Franco në Spanjë. Jam admirues i të dyve, ndihem krenar për to”. Pastaj, specifikimi: “Unë jam një njeri që kam marrëdhënie me të gjitha racat, kam udhëtuar nëpër botë, bëj biznes në të gjithë botën.

Nuk kam marrë asnjë njoftim pezullimi nga Lazio ende, – vazhdoi Bernabe. – Unë jam duke e pritur atë. Vendimin e njoh në mënyrë joformale dhe është i drejtë. Jam përgjegjës për atë që kam bërë. Ishte një impuls i lidhur me euforinë, pas ndeshjes me Interin, një suksesi të madh. Nuk e dija se kjo mënyrë festimi ishte e ndaluar në vendin tuaj, përndryshe nuk do ta kisha bërë. Nuk doja ta vija Lazion në vështirësi”.

Bernabe e përfundoi intervistën duke thënë: “Ndodhem këtu, jam burrë dhe si i tillë jam gati t’i paguaj pasojat menjëherë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit