Shokon “live” analisti televiziv, racizëm ndaj Lukakut: Mund të ndalet, vetëm nëse i jepni 10 banane… (video)

16 Shtator 2019
12:27
Alfred Lleshi
back button

Luciano Passirani, një bashkëpunëtor (analist sportiv) i “TopCalcio24”, bëri disa komente raciste për Romelu Lukaku, të cilat po bëjnë xhiron e botës përmes mediave të ndryshme dhe rrjeteve sociale. Për keqardhje ishin fjalët e tij si komentator në këtë emision: “Ju mund ta ndaloni Lukakun vetëm nëse i jepni 10 banane për t’i ngrënë”. Këto komente i kanë kushtuar atij largimin e menjëhershëm nga stacioni televiziv, me të cilin bashkëpunonte. Ky nuk është sulmi i parë racist, që përjeton sulmuesi belg i Interit në Serie A, që kur u transferua aty, kësaj vere. 

Lukaku u ankua edhe për tifozët e Cagliari, përmes një letre publike. Megjithatë, tifo-grupi i njohur italian “Curva Norte” mohoi se tifozët italianë janë racistë: “Ne mendojmë se jeni keqkuptuar, sepse ajo që ndodhi në Cagliari nuk ishte racizëm. Ju duhet të kuptoni se Italia nuk është si vendet e tjera në Europën veriore, ku racizmi është problem i madh. Ne e kuptojmë se mund t’ju duket racizëm, por nuk ishte ashtu. Në Itali, ne përdorim rrugë të ndryshme për t’i ndihmuar skuadrat tona, përpiqemi t’i bëjmë kundërshtarët tanë nervozë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit