Shokon Martinez: Kam mëkatuar shumë; jeta ime ishte alkool, cigare dhe gjëra të tjera…

14 Tetor 2021
10:02
Alfred Lleshi
back button

Shpërtheu te Porto me një ortek golash të shënuar. Pastaj, transferimi tek Atletico Madrid më 2015 parashikoi një të ardhme si lojtar kryesor për Jackson Martinez, i cili në vend të kësaj humbi gjatë rrugës; së pari duke shkuar në Kinë dhe më pas duke u zhdukur nga radarët e futbollit që vlen, deri në pensionimin e tij në dhjetor 2020.

Në një intervistë të dhënë në Kolumbi, sulmuesi tregoi demonët që banonin në ekzistencën e tij, derisa i besoi plotësisht Zotit: “Unë kisha një jetë plot epshe dhe mëkate. Më pëlqente të mëkatoja, sepse e shihja këtë si diçka normale, siç e bënë të gjithë.

Ju nuk do ta shihni Zotin si gjithçka tuajën derisa është e vetmja gjë që keni, kështu që mora vendimin të përqendrohesha tek ai. Disa miq që kisha, me të cilët bëja festa, më rrethuan me alkool, cigare, madje edhe shumë gjëra të tjera”, – shtoi ish-lojtari i Portos, duke zbuluar një pjesë të fshehtë të jetës së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit