Shoku i skuadrës ndëshkohet me të kuq, Dani Alves akuzon arbitrat për paaftësi (Video)

17 Qershor 2021
16:25
Denis Hakanaj
back button

Dani Alves ka kritikuar ashpër VAR pas një ndeshje të Sao Paulo-s së tij të luajtur të mërkurën kundër Chapecoense, e mbyllur 1-1 dhe vlefshme për javën e katërt të kampionatit.

Ish-lojtari i Barcelona-s dhe Juventus-it nuk ka qenë aspak i kënaqur me kartonin e kuq që i është dhënë Rodrigo Nestor për një ndërhyrje të dyshimtë ndaj një kundërshtari.

Arbitri kishte dhënë vetëm karton të verdhë fillimisht, por e ka ndryshuar në të kuq pasi është thirrur nga VAR.

“VAR duhet të jetë një zgjidhje, por në duart e këtyre të paaftëve nuk funksionon”, ka shpërthyer Alves në Twitter.

“A dini të dalloni një faull me qëllim nga një pa qëllim? Ka ndryshim kur ndërhyn për topin dhe kur jo”.

Fjalë të ashpra nga mbrojtësi që aktualisht është i dëmtuar dhe që kanë krijuar shumë polemika mes ndjekësve të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit