Shoqatat i shpallin luftë Wimbledon, nuk do të japin pikë për pjesëmarrësit

21 Maj 2022
9:42
Telesport
back button

Një muaj pas vendimit të marrë nga grand slam i Wimbledon për të mos lejuar pjesëmarrjen e tenistëve rusë e bjellorusë në këtë turne, ka ardhur replika e dy shoqatave që drejtojnë tenistët ATP (meshkujt) dhe WTA (femrat). Ato nuk do të japin pikë për renditjen për tenistët pjesëmarrës, vendim që është marrë në unanimitet edhe nga tenistët.

Të gjithë kanë dalë kundër vendimit që mori Wimbledon, që pengoi tenistët e këtyre dy vendeve të luajnë në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar, si pasojë e luftës në Ukrainë. U kërkua që ata të luajnë si tenistë neutralë, por edhe ky propozim u hodh poshtë. Në këtë mënyrë, u vendos që tenistët pjesëmarrës të mos marrin pikë.

Nuk shohim asnjë alternativë tjetër vec heqjes së pikëve që jepen për Wimbledon. Vendimi për të ndaluar pjesëmarrjen e tenistëve është i dënueshëm dhe diskriminon ata”, thuhet në këtë vendim. Ndërkohë që, tenistët do të humbasin pikët e fituara vjet, duke qenë senuk mund t’i mbrojnë dot ato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit