Shorti Champions: Reali në vazon dy, tifozët revoltohen me UEFA-n!

7 Qershor 2019
16:54
Anton Cicani
back button

Ndarja e katër vazove kryesore për Champions League sa i përket edicioni 2019-2020,  bazuar në kriterin e kampionëve sa i përket kampionateve kombëtare dhe koefiçentit të atij kampionati, ka ndezur jo pak debat në faqen kryesore të UEFA-s, por sidomos edhe te ESPN, që ka publikuar në fakt këtë ndarje…

Motivi ka të bëjë me Real Madrid, që ndodhet në vazon e dytë, bashkë me Atletico Madrid, Porto, Borussia Dortmund, Tottenham, Napoli, Shakhtar Donetsk dhe Ajax. Fakti që në vazon 1 ndodhet Zenit i Shën Pjetërburgut ka krijuar jo pak polemika, edhe pse rregullorja nuk flet në bazë të ecurisë në Europë këto vitet e fundit.

"Ndryshojeni këtë rregullore, është tërësisht gabim!", shkruajnë shumë komentues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit