Shorti e përballi me Gladbach, flet Guardiola: Kur isha në Gjermani kam mësuar…

14 Dhjetor 2020
15:31
Alfred Lleshi
back button

Pep Guardiola foli për 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, teksa shorti e përball me gjermanët e Borussia Mönchengladbach: “Kur isha në Gjermani kam mësuar sa e madhe dhe e rëndësishme është Borussia Mönchengladbach. Unë e respektoj bukurinë e futbollit të tyre. Pasi kapërcyen një grup si ai që kishin, me dy ndeshje të shkëlqyera kundër Shakhtar, shqetësimi im i vetëm është të arrijmë në gjendjen më të mirë të mundshme në ndeshjen e shkurtit.

Përgatitja fizike e skuadrës? Jam mësuar të luaj pjesën më të madhe të sezonit me më pak rikuperim sesa skuadrat e tjera, por kjo është mirë, sepse do të thotë që jemi në ritmin e garave të Europës”. Në fund, një homazh për vdekjen e Gerard Houllier: “Një lajm shumë i trishtuar. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona familjes së tij.”

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit