Shorti i Champions-it, 1/8 finale. Shqiptarët do të sfidojnë më të mëdhenjtë e Europës

14 Dhjetor 2020
12:48
Alfred Lleshi
back button

U hodh shorti për 1-8 finale të Ligës së Kampionëve. Një short i ëmbël për disa pretendentë, me përjashtim të barcelonës, që duhet të sfidojë Kylian Mbappe dhe Neymar. Teorikisht është short i favorshëm për Juventusin, më pak për Atalantën dhe Lazio.

Kampionët e Italisë u çiftuan me Porton. Një sfidë e dyfishtë, që sjell ndërmend atë të sezonit 2016-2017, kaluar pa problem nga bardhezinjtë. Me njollën e përçarjes midis Massimiliano Allegri dhe Leonardo Bonucci, teksa ky i fundit përfundoi në tribuna dhe e pa ndeshjen si spektator në “Dragão”.

Më pak mirë, siç pritej, shkoi për Atalantën. Formacioni i Gasperini do të përballet me Madridin, i cili do të duhet të luftojë me një tjetër italiane të ngjyrave zikaltër, pasi dëboi Interin nga faza e grupeve. Fat i madh për Berat Gjimshiti, që do të sfidojë galaltikët e Spanjës.

Më në fund, është Bayern Munich për Lazio. Pra, Thoma Strakosha do të duhet të ndalojë kampionët e Europës në fuqi. Mision shumë i vështirë për të besuarit e Simone Inzaghi dhe Igli Tare, por shans i mirë që Vedat Muriqi të tregojë veten. Edhe pse Immobile dhe shokët e tij arrijnë në sfidën e dyfishtë me bavarezët disi të qetësuar nga 4 pikët, nga 6 të tilla, të fituara në grup kundër Borussia Dortmund, një tjetër kundërshtari gjerman.

Veçanërisht interesant është kthimi i Neymar në ”Camp Nou”, si dhe ndeshja e madhe midis Atletico Madrid e Chelsea, por edhe sfida krejt gjermane midis Nagelsmann dhe Klopp. Liverpool do të ndeshet me RB Leipzig në 16-she të Ligës së Kampionëve, Barcelona e Lionel Messi do të sfidojë Neymar dhe PSG. Ndeshjet e para do të luhen me 16 dhe 17 shkurt, ndërsa të kthimit më 9 dhe 10 mars 2021.

Ja shorti i plotë i 1/8 finale të Ligës së Kampionëve:
Borussia Monchengladbach-Man City
Lazio-Bayern Munich
Atletico Madrid-Chelsea
RB Leipzig-Liverpool
Porto-Juventus
Barcelona-PSG
Sevilla-Borussia Dortmund
Atalanta-Real Madrid

Lajme të tjera

Lajmet e fundit