Shorti i Euro 2020, Uzuni dhe Kaja: Kualifikohemi, japim më të mirën tonë!

3 Dhjetor 2018
12:01
back button

Myrto Uzuni është duke kaluar një moment fantastik në Kroaci me skuadrën e Lokomotiv Zagreb. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka qenë protagonist çdo javë me skuadrën e tij, duke shënuar gola me vlerën e pikëve. Një ditë  më parë në Dublin të Irlandës u hodh shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit 2020.

Shqipëria njohu kundërshtarët e saj, teksa ndër rivalët janë dhe Franca me Islandën. I pyetur nga Telesport në lidhje me rivalët e grupit të Euro 2020, Uzuni shprehet se grupi nuk është i pakalueshëm.

Jemi në grup të mundshëm. Duhet të luftojmë me Islandën dhe Turqinë për vendin e dytë. Pa nënvlerësuar ekipet e tjera, besoj se nëse japim 120% në fushën e lojës dhe me besim mund t`ja dalim.

Duhet të luftojmë me Islandën dhe Turqinë, ndërsa duhet të bëjmë maksimumin me Francën dhe të mos dorëzhemi vetëm sepse është Franca”-është shprehur Myrto Uzuni.

Një koment të shkurtër për shortin e Euro 2020, ka bërë dhe Egli Kaja, që luan në Skoci me Livingston. Sulmuesi i krahut të kombëtares, u shpreh për Telesport se: “Mendoj se është grup fantastik, do të jetë një eksperiencë e bukur dhe mendoj që do kualifikohemi. Do jem shumë i lumtur të luaj me një nga skudart mët ë mira në botë si Franca”-shprehet Egli Kaja.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit