Shorti i kuaklifikueseve të Botërorit 2022, zyrtarizohen vazot. Shqipëria mund të përplaset me Kosovën  

27 Nëntor 2020
13:05
Alfred Lleshi
back button

Shqipëria do të shortohet nga vazoja e katërt për fazën kualifikuese të Botërorit 2022. FIFA publikoi së fundi ndarjen e kombëtareve europiane për shortin e 7 dhjetorit, që do të hidhet në Zyrih, pas të cilit do të mësojnë kundërshtarët e tyre edhe kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja. Sikurse pritej, në fakt, Shqipëria është sistemuar në këtë vazo, bashkë me Bosnje-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

Sa i takon kombëtares së Kosovës, ajo futet në short nga vazoja e pestë, bashkë me me Armeninë, Kazakistanin, Lituaninë, Qipron, Armeninë, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Letoninë dhe Andorrën. Pra, teorikisht ekziston mundësia që “Dardanët” të përballen për herë të parë në histori me kuqezinjtë, në një ndeshje zyrtare kompetitive.

Prognoza e “Katar 2022”
Për fillimin e ndeshjes së parë të edicionit të 22-të të Kampionatit Botëror, do të ketë ende një pritje të gjatë, duke qenë se është planifikuar për më 21 nëntor 2022. Megjithatë, udhëtimi i gjatë që të çon në katar tashmë ka filluar. Në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut procesi i kualifikimit për fazën finale të turneut madhor golab tashmë ka filluar, ndërsa në Europë, zyrtarisht do të fillojë vetëm 24 marsin e ardhshëm.

Për 13 vendet e lakmuara, sa janë në dispozicion të Europës si finalistë të “Katar 2022”, do të garojnë 55 përfaqësueset e federatave anëtare të UEFA-s. Kualifikimet europiane do të përfundojnë më 29 mars 2022 dhe 13 kombëtaret më të mira do të kualifikohen në fazën finale të Botërorit të radhës. Fushata kualiafikuese e kontinentit tonë do të ndahet në disa grupe.

Shorti që do të përcaktojë pozicionimin e 55 ekipeve kombëtare brenda grupeve të ndryshme do të mbahet më 7 dhjetor në Zyrih. Ndryshe nga e kaluara, përfaqësuesit e federatave anëtare të UEFA-s nuk do të marrin pjesë në ceremoni. Kufizimet që imponon pandemia çuan në vendimin që shorti të kryhej si pjesë e eventit virtual, që do të startojë në orën 18:00.

Rregullorja e shortit për fazën e grupeve të kualifikueseve të “Katar 2022” u miratua nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s më 18 qershor 2020. Totali, pra 55 kombëtaret europiane, do të ndahet në gjashtë grupe të ndryshme, në bazë të renditjes botërore të fifa-s (nëntor 2020). d.m.th. pas përfundimit të fazës së grupeve të ligës së kombeve.

Nga dhjetë skuadra janë përfshirë brenda pesë vazove të para, ndërsa vazo e gjashtë do të ketë pesë skuadra. 55 ekipet kombëtare do të ndahen në dhjetë grupe: pesë prej tyre do të përbëhen nga pesë skuadra, të tjerët nga gjashtë.

Katër të kualifikuarit në fazat e fundit të Ligës së Kombeve (Itali, Belgjikë, Francë dhe Spanjë) do të tërhiqen në grupet me pesë skuadra (A-E) dhe lejohen të luajnë me njëra-tjetrën. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, gjithashtu ka vendosur kufij: duete të caktuara do të jenë të pamundura për arsye politike, klimatike dhe zgjatje e tepruar e udhëtimit.

Siç u përmend, është renditja e FIFA-s e nëntorit 2020, ajo që përcakton pozicionimin e ekipeve të ndryshme kombëtare brenda gjashtë grupeve. Ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kanë mbaruar dhe për këtë arsye, ne tashmë i njohim vazot e para dhe pozicionimin e ekipeve të tjera.

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit