Shorti i Nations League, zbulohen kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës

16 Dhjetor 2021
18:48
Denis Hakanaj
back button

Shqipëria do të ketë një grup të vështirë në Nations League.

Shorti i hedhur sot në Nyon i ka vënë kuqezinjtë në një grup me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

Shqipëria u ngjit në Ligën B të Nations League falë paraqitjes së mirë të bërë në Ligën C edicionin e kaluar.

Grup i vështirë edhe për Kosovën.

Dardanët do të luajnë në Grupin C2 të Ligës C kundër Irlandës së Veriut, Greqisë dhe fitueses mes Qipros dhe Estonisë.

LIGA B

GRUPI B2

Islandë

Rusi

Izrael

Shqipëria

LIGA C

Grupi C2

Irlandë e Veriut

Greqi

Kosovë

Qipro/Estoni (fituesi)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit