SHORTI I PLAYOFF: Milani shmang përplasjet e mundshme me “big”! UEFA e fut në “zonë të rehatshme”

18 Shtator 2020
12:33
Telesport
back button

Kur e kthen shikimin shumë larg ka të ngjarë të shkaktojë dëme, por në pritje të shortit zyrtar, të planifikuar për në orën 14:00 në Nyon, një lajm i mirë arrin për Milanin në Ligën e Evropës.

Në fakt, shumë i mirë, duke pasur parasysh kushtet. Kuqezinjtë duhet të luajnë fillimisht ndaj Bodo/Glimt në “San Siro” ditën e enjte dhe nëse do të fitojnë do të duhet të kalojnë edhe pengesën e fundit, playoff të Europa League.

Rreziku kuqezi ishte të ndesheshin me Tottenham dhe Ëolfsburg në fazën playoff (por edhe Galatasaray, për të përmendur emër tjetër).

Por, duke parë shpërndarjen e vazove të përcaktuar sot, rreziku i kuqezinjve është të përballen me një ekip mes këtyre:

Basel, Anorthosis, Besiktas, Rio Ave, Viktoria Plzen ose Sonderjyske. Me pak fjalë, kundërshtarët janë padyshim brenda mundësive të Milanit.

Uefa në fakt ka segmentuar skuadrat në garën për grupe duke i ndarë ato në katër grupe dhe duke e çuar kështu Milanin në një “zonë komoditeti” pa kundërshtarë të një shtati të madh. Prandaj, asnjë Mourinho dhe asnjë rival shumë i kërkuar. Fakti është që nga Basel-Anorthosis, Viktoria Plzen-Sonderjyskye dhe Besiktas-Rio Ave do të dalë çifti i ekipeve që do të jenë në gjendje të përballen me Ibra dhe shokë në playoff-in përfundimtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit