Shorti i UEFA-s: Më në fund derbi, Shqipëria përballë Kosovës!

11 Dhjetor 2018
10:48
back button

Është hedhur sot shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian Under-21 dhe për herë të parë në histori do të kemi një derbi zyrtar, sepse Shqipëria do të përballet me Kosovën.

Shorti na ka vendosur në grupin 3, ku kokë serie është Anglia favorite, ndërkohë që Austria, Turqia e Andorra janë kundërshtarët e tjerë.

Shqipëria dështoi në kualifikueset e fundit, duke grumbulluar vetëm 7 pikë nga 30 të mundshme dhe duke shënuar vetëm 9 gola, edhe pse pretendonim se do luanim një futboll sulmues.

Ndërkaq, Kosova shkëlqeu në kualifikueset e saj të para, sepse grumbulloi 12 pikë në 10 ndeshje, duke qenë vetëm 3 pikë larg vendit të dytë.

Të dyja skuadrat kanë talente të mëdha dhe do jenë përballje mjaft të bukura, nga ato që mbushin stadiumet.

Në bazë të rregullores, kombëtarja që fiton grupin kualifikohet automatikisht për në fazën finale. 8 skuadrat e vendeve të dyta që kanë më shumë pikë në grup duke përjashtuar përballjet me vendet e gjashta, do të ndeshen mes tyre për të përcaktuar edhe 4 kombëtare që shkojnë në fazën finale.

Hungaria dhe Sllovenia, si vende organizatore, kualifikohen për në fazën finale pa marrë pjesë në kualifikuese.

Kualifikueset e Europianit do të nisin në 18-20 mars:

18–20 mars 2019

3–11 qershor 2019

2–10 shtator 2019

7–15 tetor 2019

11–19 nëntor 2019

23–31 mars 2020

31 gusht–8 shtator 2020

5–13 tetor 2020

Play-off: 9–17 nëntor

Finalet: qershor 2021

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit