Shorti i US Open, Serena dhe Sharapova rivale që në raundin e parë

23 Gusht 2019
9:01
Telesport
back button

Grand slam i US Open në tenis, që nis më 26 gusht në Nju Jork, do të startojë me një super-përballje. Atë mes Serena Williams dhe Maria Sharapova. Shorti ka vënë përballë njëra-tjetrës dy teniste rivale, dy ish-numrat 1 në botë, që kanë luajtur 21 herë mes tyre (19-2 në favor të amerikanes).

Serena Serena Williams e ka fituar 6 herë këtë turne, finaliste një vit më parë, ndërsa Sharapova ka triumfuar në Nju Jork vetëm në vitin 2006. Gjithsesi, tani tenistet janë në pozita jo fort të favorshme, pasi Serena është numri 8 në botë, ndërsa Sharapova ka zbritur në vendin e 87-të.

Osaka dhe Djokovic, kampionet ne fuqi te US Open

Naomi Osaka, kampione në fuqi e këtij turneu, do ta nisë aventurën për mbrojtjen e titullit ndaj ruses Blinkova. Në raundin e tretë ajo mund të përballet me vogëlushen amerikane Gauff, tenistja 15-vjeçare që shpërtheu dhe bëri bujë në Wimbledon.

Te meshkujt, Novak Djokovic, kampion në fuqi dhe numri 1 në botë, ndodhet në të njëjtën atë të shortit me Roger Federer. Çka do të thotë që dy tenistët mund të përballen në gjysmëfinale. Djokovic do të luajë në raundin e parë ndaj spanjollit Carballos.

Ndërsa Federer do të luajë me nëj tenist që vjen nga faza kualifikuese. Në kahun tjetër të shortit është Rafael Nadal, që do të debutojë në US Open ndaj Millam. Rivali i tij kryesor në gjysmëfinale mund të jetë Dominic Thiem.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit