SHOW NGA SAKA! Arsenali harron eliminimin në Europë. Festojnë edhe Granit Xhaka e Martinelli… (PAMJET)

19 Mars 2023
16:43
Telesport
back button

Arsenali duket se ne Premier League ka nje marsh shtese dhe nje vendosmeri qe nuk ka te krahasuar. Pas eliminimit te dhimbshem ne fazen me eliminim direkt te Europa Leauge, perballe Sporting Lisbona, qe pas dy ndeshjeve barazim triumfoi me penallti, skuadra e Arteta kthehet te suksesi ne Angli.

E ben ne derbin ndaj Crystal Palace, ne nje ndeshje qe ska pasur histori dhe qe ka nje protagonist te vertete, lideri i topcinjve. Po flasim per Bukayo Saka, qe ka shenuar dy gola  dhe vulosur gjithcka.

GOLI I MARTINELLI – VIDEO

Sfiden e hapi Martinelli qe pas 28 minutash dhe me pas ishte radha e Saka qe te dyfishonte. Do te vintee dhe nje gol i Granit Xhakes, qe eshte i dyti radhazi pas atij ne Europa League dhe gjithashtu ne sezonin me te mire. Miqte ngushtuan ne 3-1 por pa festuar mire akoma Saka do te vuloste shifrat ne 4-1.

GOLI I SAKA I PARI – VIDEO

Bukayo Saka ka shënuar 13 gola në të gjitha garat këtë sezon, me 12 prej tyre që vijnë në Premier League – të dy keto shifra bashke janë shifrat më të larta në një sezon të vetëm në karrierën e tij…

GOLI I GRANIT XHAKA – VIDEO

Bukayo Saka (11 gola dhe 10 asist) është lojtari i parë i Arsenalit me dy shifra për gola dhe asistime në një sezon në Premier League që nga Alexis Sánchez në 2016-17; në të vërtetë, ai është lojtari i vetëm që e ka bërë këtë në kompeticion këtë sezon!

GOLI I SAKA I DYTI – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit