Shpejtësi supersonike, Theo Hernandez çmend Milanin me këtë shifër!

11 Dhjetor 2019
19:59
back button

Theo Hernandez po shkëlqen këtë sezon me Milanin. Investimi 20 milionë euro duket “qesharak” tani duke parë rendimentin e francezit që ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist. Shpërthimet e tij në krah të majtë kanë qenë vërtet mbreslënëse dhe kanë shkatërruar mbrojtjet kundërshtare.

Por, një shifër mbi të gjitha ka rënë në sy në përballjen me Bologna, ku Theo realizoi golin e dytë. Francezi ka vrapuar në një aksion plot 30 km në orë, duke befasuar stafin atletik kuqezi, që me të dhënat në dorë u befasua. Një shigjetë e vërtetë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit