“Shpenzim i lartë dhe i panevojshëm!”, drejtuesi i Milan “i bezdisur” nga Ibrahimovic!

11 Dhjetor 2019
18:04
back button

Zlatan Ibrahimovic është padyshim emri më i përfolur kohët e fundit, me suedezin që ende nuk ka vendosur për klubin e tij të ri. Shumë zëra thonë që sulmuesi do të kalojë te Milani, pasi kjo është dëshira e tij.

Megjithatë, te kuqezinjtë nuk janë edhe shumë dakord. Ivan Gazidis, administratori i klubit ka dalë hapur kundër afrimit të Ibras. Arsyeja kryesore është mosha, pasi suedezi numëron 38 vite mbi supe. Së dyti, paga e lartë që kërkon, me Ibrahimovic që nuk kënaqet pa të paktën 6 milionë euro.

Sipas Gazidis, afrimi i Ibras është një shpenzim i lartë dhe i panevojshëm. Gjithashtu, drejtuesi i Milanit është bezdisur edhe nga mënyra se si po sillet suedezi, pasi prej kohësh po i mban “varur” të gjithë me vendimin e tij. Kjo sjellje e ka bezdisur jo pak Gazidis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit