Shpërthejnë tifozët e Arsenal-it: Bëj si Vila, tërhiqu nga futbolli

13 Nëntor 2019
17:51
Denis Hakanaj
back button

Tetë pikë larg zonës Champions dhe një ekip që duket në kaos. Unai Emery nuk po kalon një moment të mirë. Arsenal nuk po bind në këtë sezon dhe tifozët nuk janë aspak të kënaqur, pavarësisht finales së Europa League të arritur sezonin e kaluar.

Një shembull ka ardhur në orët e fundit: Emery ka postuar një Twitter një mesazh për David Villa-n, me të cilin ka punuar te Valencia.   

Sulmuesi spanjoll ka zyrtarizuar tërheqjen dhe Unai e ka falënderuar, duke shkruar: “Jam krenar që kam ndarë një pjesë të karrierës sime me një lojtar si ty. Faleminderit për gjithçka dhe të uroj më të mirën”.

Disa tifozë të Arsenal-it nuk kanë hezituar që ta sulmojnë trajnerin e tyre: “Mendoj se ka ardhur koha që edhe ti të dalësh në pension si ai”. Dhe akoma : “Largohu nga klubi im dhe mos u kthe më”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit