Shpërthen agjenti i Dembele: Nuk na intereson fare çfarë bëhet me Neymar

22 Gusht 2019
9:14
Alfred Lleshi
back button

Agjenti i yllit të Barcelonës, Ousmane Dembele, i ka hedhur poshtë zërat se klienti i tij do të kërkonte largim nga “Camp Nou”, nëse Neymar kthehet aty. Sipas tij, kampionit të botës me Francën nuk i intereson se çfarë ndodh me shokun e tij të ri të mundshëm të skuadrës. Në fakt, nëse sulmuesi brazilian do të përfundonte këtë verë te Barça, ardhja e tij mund ta shtynte Dembele drejt derës së daljes, pasi me Lionel Messi, Luis Suarez dhe Griezmann reparti ofensiv duket mëse i blinduar. 

Ja qëndrimi i agjentit Moussa Sissoko: “Dembele nuk ndihet aspak i kërcënuar. Kur luan te Barcelona është e pritshme të kesh konkurrencë të madhe. Neymar apo një tjetër, ai nuk interesohet fare për këtë. Ousmane kujdeset vetëm për atë që duhet të bëjë. Realisht, ne kemi marrë shfaqje interesi nga klubet e mëdha, por ishim të qartë për faktin se ai nuk dëshironte të largohej nga Barcelona. 

Unë iu thashë atyre që në fillim se dëshiron të ketë sukses në “Camp Nou”. Dera është e mbyllur, PSG apo ndonjë klub tjetër janë të vetëdijshëm për qëllimet tona. A do të jetë te Barça këtë sezon? Në planet tona, po. Ai dëshiron të qëndrojë dhe e gjithë puna e tij është drejt kësaj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit