Shpërthen babai i Jovic: Ajo që po i bëjnë është një padrejtësi

15 Tetor 2019
21:39
Denis Hakanaj
back button

Luka Jovic, sulmuesi i Real Madrid, i cili nuk aktivizohet shumë nga Zidane, nuk është grumbulluar nga Serbia për dy ndeshjet e kombëtares. Babai i tij, Milan, nuk ka qenë aspak i kënaqur me këtë vendim dhe ka thënë për “AS”:

“Gjërat e mira harrohen shumë shpejt. Këtë vit, pas nënshkrimit të kontratës me Real Madrid, Luka është dëmtuar në një ndeshje me kombëtaren Under 21”.

“Më tha se donte të zbriste në fushë edhe me një këmbë, nëse do të ishte e nevojshme, sepse nuk donte të zhgënjente miqtë e tij dhe shokët e skuadrës”.

“Jam i sigurt se askush tjetër nuk do ta kishte bërë në vendin e tij. Ky trajtim është një padrejtësi. Për Luka-n fanella e kombëtares është e shenjtë, një ëndërr. Ai është një patriot i vërtetë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit