Shpërthen Balotelli: Femrat na shohin si bankomat ne futbollistëve. Përgjigjet ashpër ish-partnerja

22 Korrik 2021
10:42
Alfred Lleshi
back button

Shpërthim i gjatë i Mario Balotellit në Instagram. Futbollisti ka drejtuar gishtin drejt femrave që, sipas tij, duan t’i përdorin burrat si ATM. Sulmuesi nuk iu drejtua askujt në veçanti, por reagimi i furishëm i ish-partneres, Clelia, nga lidhja me të cilën sulmuesi ka një djalë, të lindur pak vite më parë, nuk vonoi të vinte.

“Ligji duhet të parandalojë që gratë e interesuara vetëm për para të kenë fëmijë kundër vullnetit të burrave. Ato e bëjnë këtë vetëm për të përfituar para. Është e keqe, e trishtuar dhe e pamoralshme, – shkroi SuperMario. – Familja ka lindur nga dashuria dhe jo nga lehtësia. Nëse jeni beqare, jeni duke u argëtuar dhe nuk mund të siguroni veten, mos përdorni persona të tretë sikur të ishin bankomat, por siguroni një punë para se të bëheni me fëmijë. Edhe nëse ndonjëherë ligji nuk është i drejtë, Zoti ekziston dhe dënimi do të jetë i përjetshëm”.

Mesazhi i gjatë i Mario Balotellit u nda nga modelja Clelia, ish e dashura e futbollistit. Ajo shkroi: “Unë jam viktimë fizike dhe mendore e tij. Ai kurrë nuk ndalet, nuk i respekton kurrë nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë”. Pastaj, modelja postoi një foto me Lion e vogël dhe shpjegoi se do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur atë: “Unë dhe Lion, do të bëj gjithçka për ty. Të dua”. Balotelli është gjithashtu babai i Pia, e sjellë në jetë nga Raffaella Fico, me të cilën duket se ka një afrim përsëri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit