Shpërthen Cassano: Serie A të përjashtojë Juventusin, Interin dhe Milanin

20 Prill 2021
11:16
Alfred Lleshi
back button

Antonio Cassano ka përdorur edhe një herë kanalin Twitch të Christian Vieri, “Bobo TV”, për të shprehur mendimin e tij për një çështje aktuale. Si mund të ishte ndryshe, kësaj here Superliga është në focus t ëish-sulmuesit barez:

“Është e pakonceptueshme të mendosh për një kampionat më vete. Këto fuqi të mëdha të futbollit duhet të kuptojnë se është një sport për njerëzit dhe se ekipet e vogla, që i rrethojnë, janë gjithashtu shumë të rëndësishëm. Do t’i kërkoja federatës sime, FIGC, që nëse Juve, Milan dhe Inter kanë vendosur këtë gjë, duhet të përjashtohen nga Serie A. Le të kemi një kampionat pa to. Jo vetëm ekipet e mëdha luajnë futboll. Unë e këshilloj Gravina të ndërhyjë dhe t’i dëbojë ato nga liga italiane. Pastaj, edhe Nottingham Forest, i cili ka dy Champions si Juve, duhet të hyjë në Superligë…”

Antonio është gjithmonë i qartë dhe konciz në deklaratat e tij dhe bashkohet me ndjenjat e ish-futbollistëve të tjerë, të cilët gjithashtu kanë qenë jashtëzakonisht kritikë si Gary Neville ose Rio Ferdinand.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit