Shpërthen Conte pas barazimit ndaj Lecces: Po nuk i dhamë gaz…

19 Janar 2020
18:03
back button

Trajneri i Interit, Antonio Conte, pas barazimit në Leçe u duk mjaft i zhgënjyer dhe komentoi 90 minutat që prodhuan dy gola në total. “Situata e barazimit lind nga një vëmendje e ulët e lojtarëve dhe nëse nuk ecim me 150 km në orë dhe i japim gaz, atëherë bëhemi të ndëshkueshëm dhe nuk marrim dot maksimumin. Kur nuk japim maksimumin, jemi ekip normal. Ndodh që lojtarët të mos jenë në formën optimale, sigurisht, por duhet thënë se mungoi egërsia te zona e golit”.

“Kemi qenë deri tani të aftë ta mbajmë motorin e ndezur në maksimumin, ndryshe nëse ecim me shpejtësinë e një anije crociera, atëherë nuk mund të dalim me pikë të plota. Merkato? Nuk dua të flas më, merret klubi dhe kaq. Stërvis ato që kam. Sa herë flas për merkaton ju të shtypit i ktheni si të doni fjalët e mia”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit