Shpërthen De Gea, sulmon shokët e ekipit pas humbjes me Newcastle

6 Tetor 2019
21:57
back button

David de Gea ka sulmuar shokët e Manchester United për një mbrojtje të papranueshme pas humbjes shokuese me Newcastle.

“Nuk krijuam asnjë rast të pastër,” shprehet De Gea për Sky Sports. “Nuk mbrojtëm mirë. ekipi ka nevojë të kundërpërgjigjet.

Kemi disa mungesa të rëndësishme, por nuk është justifikim. Ne jemi Manchester United, duhet të vazhdojmë të stërvitemi fort dhe të fitojmë ndeshje.

Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt. Nuk di çfarë të them. Është një moment i rëndë për ne. Më i vështiri që kur kam ardhur unë. Nuk e di se çfarë po ndodh. I kërkoj falje tifozëve. Do të vazhdojmë të luftojmë.

Pësuam gol nga këndi, kjo është e papranueshme. Jo vetëm kjo sfidë, por i gjithë sezoni nuk ka qenë i mirë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit