Shpërthen Eriksen: Merkatoja në Angli është m*t!

3 Shtator 2019
12:30
Eraldo Harlicaj
back button

Ylli i Tottenham-it, Christian Eriksen, u përfol gjatë verës për një largim nga Anglia, por në fund gjërat ngecën dhe asgjë nuk u realizua. Danezi shprehu hapur dëshirën për t’u larguar dhe të njëjtën gjë e përsëriti dhe në një konferencën për shtyp të Danimarkës para ndeshjeve eliminatore të Euro2020. 

“Do të dëshiroja që të vendos të ardhmen time ashtu si ju e bëni në Football Manager, por fatkeqësisht nuk mund ta bëj. Nuk është gabim të them se ka ardhur koha për një sfidë të re, por ky është futbolli dhe e dimë se është i paparashikueshëm. Shumë gjëra luhen”. 

Ai ka folur dhe për faktin se merkatoja në Angli mbyllet më shpejt se në vendet e tjera. “Mendoj se shumica e klubeve në Europë duan që merkatoja të mbyllet njësoj si në vendet e tjera. Është një situatë m*ti për një trajner kur nuk e di se çfarë lojtarësh do të ketë në dispozicion. Do të doja që t’i luaja të gjitha ndeshjet nga fillimi, por duhet të pyesni trajnerin se pse nuk ka ndodhur diçka e tillë”, – tha ai ndër të tjera. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit