Shpërthen Igli Tare, sulmon tifozët për humbjen ndaj Sevilla

15 Shkurt 2019
12:51
Alfred Lleshi
back button

"Ata që e braktisën “Olimpico” nuk meritonin një rezultat tjetër". Kjo është pak a shumë përmbledhja e shpërthimit të fortë të Igli Tares. Për të, që para fillimit të ndeshjes me Sevilla në “Europa League”, një sfidë tashmë ishte humbur: "E parandjeva, se pashë diçka shumë të keqe kundër Eintracht Frankfurt, kur ishim në pakicë në tribuna, edhe pse luanim në shtëpi. 

Sidoqoftë, kësaj here ishte edhe më keq. E di që sheshi i Romës është i preferuar për xhiro, por tifozët janë thelbësorë për ne. Kjo skuadër meriton një prani më të madhe tifozësh në stadium. Unë dua t’i falënderoj ata që ishin aty, duke na mbështetur, por do të doja që ta bënin me të vërtetë rolin e lojtarit të dymbëdhjetë në këtë ndeshje. Në fakt, nuk ishte kështu”. 

Drejtori sportiv i Lazios deshi të nënvizonte shpërpjesëtimin tepër të dukshëm midis tifozëve të pranishëm në “Olimpico” (rreth 22 mijë) dhe rëndësisë së ndeshjes. Një faktor, që ndoshta u ndie edhe gjatë 90 minutave të ndeshjes së të enjtes, kur Lazio humbi dhe nuk ishte në gjendje ta shqetësonte portierin kundërshtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit