Shpërthen Immobile: Mos ma prekni familjen!

12 Korrik 2020
16:43
Denis Hakanaj
back button

Ciro Immobile, sulmues i Lazio-s, është vënë në shënjestër pas humbjes së radhës së Lazio-s. Lojtarët e Inzaghi-t, në fakt, pas humbjeve kundër Atalanta-s, Milan-it dhe Lecce-s, janë mundur edhe të shtunën kundër Sassuolo-s.

Një ecuri negative që i ka çuar bardhelkaltrit 8 pikë larg Juventus-it kryesues. Ëndrra e titullit duket se ka perënduar tashmë dhe për këtë arsye tifozët janë të zemëruar dhe të zhgënjyer.

Një tifoz në veçanti i ka dërguar një mesazh të neveritshëm gruas së lojtarit, Jessica Malen. Ajo e ka publikuar me komentin: “Për të ardhur keq”.

Më pas ka ardhur edhe reagimi i Ciro Immobile-s. Lojtari, në fakt, është shfryrë në profilin e tij në Instagram:

“Ndoshta ka disa që harrojnë shumë shpejt, kështu që duhet t’ju kërkoj të lini të qetë familjen time. Nëse doni të shkruani ofendime, mund të m’i dërgoni direkt mua. Familja ime nuk hyn, faleminderit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit