Shpërthen Klopp: “Problem i madh, por nuk i shes Mane e Salah për këtë”

17 Janar 2020
22:47
back button

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka shpërthyer në konferencën e dhenë para sfidës me Manchester United. Motivi është një dhe i qartë: Kupa e Afrikës. “Të Kuqtë” ndihen të dënuar nga ky kompeticion që do të privojë ekipin kryesues nga shërbimet e tre yjeve të skuadrës: Mane, Salah dhe Keita.

“Spostimi i Kupës së Afrikës në dimër? Duhet të flasim vërtetë për këtë?! Kam respekt për këtë kompeticion, e kam ndjekur shpesh sepse ka futbollistë interesant që luajnë. Por të luash një turne të tillë në mes të sezonit është një problem i madh dhe nuk do të ndihmojë futbollistët afrikanë”.

“Natyrisht që nuk do të shesim Mane, Salah dhe Keita për këtë motiv, por skuadrat që duan të blejnë një futbollist afrikan duhet të marrin në konsideratë faktin që nuk do ta kenë në dispozicion për të gjithë janarin”, deklaroi i irrituar trajneri Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit