Shpërthen makina në Rally Dakar, organizatorët e policia: Ishte një bombë

2 Janar 2022
10:57
Telesport
back button

Pa nisur mirë edicioni nr.44 i Rally Dakar një ngjarje e rëndë e ndodhur në Jedah (Arabinë Saudite) ka tronditur këtë turne. Para fillimit të garës së parë, një makinë që ndodhej jashtë hotelit, ka shpërthyer. Një person është plagosur rëndë (një francez) në këmbë dhe i është nënshtruar ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa 5 persona të tjerë që ishin me të nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Sipas organizatorëve dhe policisë lokale, që po heton ngjarjen, shkaku i shpërthimit të makinës është ende i panjohur, por ekziston mundësia e aktivizimit të një bombe. Madje dyshohet për një atentat terrorist. Kjo ka bërë që të rriten ndjeshëm masat e sigurisë te turneu që ka startuar orët e fundit. Gjithsesi, ngjarja e rëndë ka tronditur organizatorët dhe pjesëmarrësit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit