Shpërthen McGregor, reagon ndaj akuzave për abuzim seksual

16 Shtator 2020
10:54
Telesport
back button

Kampioni irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor, ka reaguar për herë të parë pas akuzave për ngacmim seksual, gjatë pushimeve që ishte duke kaluar javën e kaluar në Korsikë, ku dhe u arrestua. Për momentin McGregor nuk është i ndaluar nga policia dhe ndaj tij nuk është ngritur ende asnjë akuzë, por ikona e UFC-së shprehet i lodhur nga gjithë këto thashetheme që ngrihen kundër figurës së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, McGregor shkruan: “Unë kurrë nuk do ta vras veten, pavarësisht se shumë njerëz e dëshirojnë këtë gjë. E vërteta do të më lërë gjithnjë të lirë. Qofshin pretendime nga më të ndryshmet karshi meje, ju emërtojini ato si të doni, unë kurrë nuk do të përulem karshi atyre akuzave. E vërteta mbetet e tillë dhe më jep krahë. Unë e njoh karakterin tim”.

Zoti e bekoftë ADN-në. Zoti e bekoftë Cctv. Zoti e bekoftë dëshmitarin okular. Zoti bekoftë të vërtetën. E vërteta është fuqia. Jam i lirë. Askujt nuk do t’i jepet asnjë qindarkë nga unë nëse më vjen me gënjeshtra të mbrapshta. As tani, as kurrë. Do të luftoj. Unë sapo e kam nisur betejën time. Do të shihni për të gjitha këto incidente të së shkuarës. Ato nuk do të harrohen. Unë nuk do të lejoj që këta njerëz thjesht të më akuzojnë dhe pastaj të zhduken në errësirë ​​për të provuar të shkatërrojnë jetën e dikujt tjetër. Në asnjë mënyrë”, ka qenë komenti i McGregor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit