Shpërthen Mourinho pas disfatës: Pësojmë gol sa herë që na gjuajnë në portë

29 Shtator 2023
9:06
Telesport
back button

Roma pësoi një humbje të turpshme me shifrat 1-4 në fushën e Genoa në kampionat, rezultat që ka tërbuar trajnerin portugez Jose Mourinho. Trajneri ka mbetur i pakënaqur nga skuadra e tij: “Nuk kam çfarë të them. Ende nuk kam folur me skuadrën, nuk dua ta analizoj shumë këtë ndeshje”.

Pasi pësuam golin e parë reaguam dhe barazuam. Dëmtimi i Llorente ndryshoi strukturën e skuadrës. Edhe pse në pjesën e dytë reaguam sërish, bëra disa ndryshime për ta rikuperuan rezultatin, por pas golit të tretë që pësuam ndeshja mbaroi për ne”, tha Mourinho.

Roma këtë sezon ka pësuar 12 gola, shumë. “Në mbrojtje nuk jemi solidë. Mungesat e Ibanez dhe Smalling ndikojnë shumë te skuadra. Gjithsesi, nuk është vetëm kjo që na penalizon, por edhe loja kolektive në aspektin mbrojtës ndikoi. Çdo gjuajtje në portën tonë është gol dhe ky nuk është faj i portierit”, tha Mourinho.

Klasifikimi nuk është ai që dëshirojmë. Në këtë ndeshje, rivalët tanë pushuan dy ditë më shumë se ne dhe kjo lodhje u ndje në fushë. Ky është grupi që kemi, me të mirat dhe të këqijat e tij. Nuk kemi kohë për të qarë, pasi ndeshja e radhës është po kaq e rëndësishme për ne”, u shpreh portugezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit