Shpërthen Neville: Është një fatkeqësi për gjithë Europën

16 Shtator 2019
14:11
Denis Hakanaj
back button

Paul Pogba, mesfushori i Manchester United, u kërkua nga Real Madrid dhe Juventus gjatë merkatos së verës, por nuk arriti të largohej nga “Djajtë e Kuq”.

Ish-mbrojtësi i United, Gary Neville, ka folur për francezin dhe menaxherin e tij në një intervistë të dhënë për TV2.

“Pogba donte të largohej, ka qenë i qartë në lidhje me këtë. Menaxheri i tij është një fatkeqësi dhe jo vetëm për Manchester United, por për gjithë Europën. Lojtarët nuk duhet të punojnë më  me të”, ka thënë Neville.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit