Shpërthen Perotti: Në Serinë A është më keq se në kategorinë e tretë të Argjkentinës

2 Korrik 2020
19:36
Denis Hakanaj
back button

Një nga rreziqet më të mëdha në këtë fund të sezonit janë sigurisht dëmtimet. Këtë e di mirë Diego Perotti.

Ylli i Roma-s, i cili është ndalur shpesh nga problemet fizike, duket se është lodhur nga kjo situatë dhe ka gjetur te kushtet e fushave të futbollit në Itali, një nga shkaqet kryesore të dëmtimeve të tij.

“Kam një marrëdhënie shumë të keqe me dëmtimet. Nuk janë të rënda, mund të rikuperosh pas një muaj, por kjo bëhet e bezdisshme pas njëfarë kohe”, ka thënë Perotti për  Espn Reeds.

“Fushat e Serisë A më kujtojnë ato të kategorisë së tretë në Argjentinë. Janë një katastrofë e vërtetë, shkon të luash me Milan-in dhe Inter-in dhe duket fusha e Deportivo Moròn (skuadër e kategorisë së tretë argjentinase)”.

“Nuk e di nëse është një çështje që ka të bëjë me klimën, por në Spanjë, kur luanim me Almeria-n, skuadra e fundit në renditje, fusha ishte në kushte perfekte gjithmonë”, ka thënë Perotti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit