Shpërthen Pioli: Po ndodhin gjëra të çuditshme

22 Shkurt 2020
23:17
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij në përfundim të ndeshjes së barazuar 1-1 me Fiorentina-n.

“Jemi përgjegjës për rezultatin, sepse e kishim ndeshjen në dorë, bëmë gjithçka duhej të bënim, por më pas nuk luajtëm më pasi Fiorentina mbeti me dhjetë lojtar”, ka thënë ai për DAZN.

“Jemi treguar sipërfaqësor dhe kemi bërë gabime. Penalltia nuk ishte, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Mund ta shikoje nga stoli se topi lëvizi pas ndërhyrjes së Romagnoli-t. Nuk e kuptoj pse nuk përdoret teknologjia në këto raste. Nuk e kuptoj”.

“Duhej ta kishim fituar ndeshjen dhe ishim në kushtet për ta bërë një gjë të tillë. Unë besoja se VAR ndihmonte arbitrin për të marrë vendimin e duhur, por duket se nuk është kështu”.

“Është e vështirë ta pranosh, sepse kemi pasur disa episode të çuditshme kundër në ndeshjet e fundit. Siç thashë, ne kemi përgjegjësitë tona, sepse kemi bërë gabime, por nuk mund të bëjmë asgjë për të kontrolluar situatat e tjera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit