Shpërthen Roma: Nuk është një klasë baleti për vajza të vogla, Anglia do të na kishte përqeshur

6 Tetor 2019
18:24
back button

Drejtori sportiv i Romës Gianluca Petrachi ka shfryrë ndaj arbitrit të ndeshjes pas golit të anuluar në sekondat e fundit. Ndeshja përfundoi 1-1, por në kohën shtesë Nikola Kalinic ka shënuar pasi ka shtyrë mbrojtësin i cili ka penguar portierin Olsen.

“Jemi shumë të mërzitur, sepse po na ndëshkojnë vendimet e gabuara dhe nuk e kuptojmë përse. Mendoj se Roma duhet të kishte marrë një penallti ndaj Bologna-s. Sot, arbitri kishte një sjellje të keqe kundrejt nesh që në fillim.

Goli i anuluar në fund ishte qesharak. Qesharak. Është një kontakt që ndodh gjithmonë në zonë, ka qindra si ai në një ndeshje futbolli dhe nuk mund ta anulosh atë gol ashtu.

Ishte kontakt, jo shtyrje, ky është një sport kontakti dhe jo një klasë baleti për vajzat e vogla. Nëse do ja tregoje anglezëve atë skenë, ata do të qeshnin me ne.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit