Shpërthen Simeone: Atletico pati fat ndaj Liverpool? Më vjen të qesh… Ja pse i eliminuam

12 Maj 2020
17:23
Telesport
back button

Në një bashkëbisedim me kanalet zyrtare të Federatës Argjentinase, Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, ka folur për disa tema dhe mes tyre edhe atë në lidhje me arritjen e madhe në “Anfield”, duke elimininuar Liverpool.

“Futbolli është si boksi: duhet të dish se kur është momenti për të sulmuar. Ne i dimë defektet tona dhe ku mund të godasim; shembulli më domethënës është ndeshja në “Anfield”, ndaj një skuadre të jashtëzakonshme”.

Liverpool-Atletico Madrid 2-3 dts: Simeone elimina Klopp ...

“E dinim se mund t’i godisnim. Thonë që ishim me fat, më vjen të qesh! Një skuadër që humbet 2-0 dhe shënon tre gola nuk mund të ketë kurrë fat… Ndeshjet duhen vlerësuar në tërësi”.

A do të luanin Messi, Ronaldo dhe Maradona bashkë? Do të kishte qenë fantastike por nuk shkon ky krahasim. Pastaj, të mos harrojmë diçka, nëse nuk vrapojnë dy futbollistë mund t’ia dalësh por nësen bëhen 3, atëherë nuk ke gjë në vijë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit