Shpërthen Tirana, bashkë me Lilën zyrtarizon edhe ish-lojtarin e kombëtares

26 Gusht 2019
23:03
back button

Tirana njoftoi afrimin e Andi Lilës, për të cilin është një rikthim në shtëpi, edhe pse ishte shumë pranë kalimit tek Kukësi.

Bashkë me mbrojtësin kavajas klubi bardheblu bëri publike edhe marrëveshjen me Kristi Vangjelin.

Dy afrime me emër për trajnerin Mema, që pritet të sjellin eksperiencë në skuadër.

Njoftimi i klubit Tirana:

“Kristi Vangjeli dhe Andi Lila janë dy përforcimet e fundit të Tiranës për këtë merkato vere. Të dy lojtarët kanë nënshkruar dhe do të prezantohen nesër në stadium përpara tifozëve bardheblu.

Në orën 18:45, pak para ndeshjes Tirana – Teuta, të dy futbollistet do të vishen bardheblu për të marrë duartrokitjet e para.

Një arsye më shumë për ta mbushur nesër stadiumin.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit