Shpërthen Toldo: Merrni përgjegjësi, futbolli të ndjekë shembullin e rugby!

29 Mars 2020
18:26
back button

Emergjenca e Koronavirusit ka futur Italinë në një labirint ku nuk duket ende dalje. Mijëra të te vdekur por sidomos të prekur, me rekorde pas rekordesh të zeza. Futbolli ka ndaluar me kohë, por përpara se të nisë duhet reflektuar dhe shumë.

Ish-portieri i famshëm, Francesco Toldo, për mediat u shpreh se “Italia është në një moment ku ka rëndësi të shërohen jetë dhe ta heqim këtë të keqe të madhe. Përgjegjësit duhet të dalin dhe duhet të marrin vendime, jo të fshihen. Futbolli? Nuk e di, nuk ka rëndësi tani. Shembulli erdhi nga rugby ku sezoni u anulua përfundimisht! Mendoj se rruga e njëjtë duhet të ndodhë edhe me futbollin, pasi nuk mund të rrezikohet asgjë. Të dalin dhe marin vendime, kaq!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit