Shpërthen trajneri i njohur: Futbolli është sport i popullit, do të ishte mëkat nëse…

20 Prill 2021
14:17
Telesport
back button

Shumë figura të njohura të futbollit po dalin hapur kundër idesë së Superligës europiane. Kundër këtij kompeticioni ka dalë edhe trajneri i njohur rumun Mircea Lucescu.

Tekniku, i cili aktualisht drejton Dinamon e Kievit është shprehur se Superliga europiane do të ishte një mëkat, sepse e vret shpirtin e garës. Sipas Lucescut, futbolli është sport i popullit dhe jo i disa personave të caktuar që duan ta kthejnë në biznes.

“Do të ishte mëkat. Futbolli nisi si një sport i popullit dhe jo si biznes i disa personave të caktuar. Ishte nje sport punëtorësh në Angli. Ashtu nisi dhe ashtu u rrit. Po zhduket gjëja më e rëndësishme, shpirti i garës!”, përfundoi Lucescu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit