Shpërthen trajneri i Premier League: Njerëzit në botë po vdesin, ne luajmë futboll

13 Mars 2020
9:04
Alfred Lleshi
back button

Megjithëse presidenti Marinakis rezultoi i prekur me “Coronavirus”, Olympiakos e luajti mbrëmë rregullisht ndeshjen e tij kundër Wolverhampton në “Europa League”. Pas dyerve të mbyllura, po, por të dyja skuadrat luftuan në fushën e blertë. Zgjedhja për të luajtur bëri shumë zhurmë dhe krijoi mjaft dyshime. 

Të njëjtën gjë manifestoi edhe trajneri i klubit anglez, Nuno Espirito Santo, i cili shpërtheu për mikrofonat e “BT Sports”, në fund të lojës, që përfundoi 1-1: “Ju luani një ndeshje futbolli dhe atëherë kuptoni se çfarë po ndodh në botë, se njerëzit po vdesin. Të luash futboll në këtë situatë është absurde. Të luash pa tifozë, nuk ka kuptim. Futbolli është argëtim dhe ne luajmë për ta”.

Edhe para ndeshjes, W/olverhampton kishte botuar një deklaratë për shtyp në faqen e vet zyrtare, duke pretenduar se ishte kundër luajtjes në Athinë: “Pozicioni ynë dihet; udhëtimi është i rrezikshëm për lojtarët, trajnerët, stafin dhe tifozët. Nuk duket i mençur udhëtimi në këto kohë kritike dhe të pasigurta. Shqetësimi ynë është edhe për kundërshtarët tanë, me lojtarët dhe trajnerët, që janë testuar. Ka edhe zhgënjim, sepse ndeshja do të luhet pa tifozë, të cilët janë pjesë e asaj që i bën të veçanta garat europiane. Ne besojmë se ka gjëra më të rëndësishme sesa futbolli në këto momente. Dhe shëndeti është një prej tyre”.

Diskutimi mund të shtrihet edhe në Premier League, zhvillimi i rregullt i të cilës tani mund të kushtëzohet nga prekja e Mikel Arteta dhe Hudson-Odoi me “Coronavirus”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit