Shpërtheu në lot…; Pjanic e përjetoi kështu lajmin e akordit me Barçën (video)

2 Korrik 2020
15:48
Alfred Lleshi
back button

Tashmë është punë e kryer. “De facto”, shkëmbimi i bujshëm Pjanic-Arthur do të bëhet realitet në fund të këtij sezoni. Për boshnjakun do të jetë një “stacion” tjetër tepër i rëndësishëm në karrierë, ndoshta i fundit me këto “valenca”, sepse është 30 vjeç, pas Romës dhe Juventusit. Pas disa vitesh bardhezi, ku ka fituar tituj kampioni dhe Kupa të Italisë, boshnjaku do të zhvendoset në “Camp Nou”, për të qenë edhe më në qendër të prozhektorëve kontinentalë e botërorë si futbollist. Ndoshta ka marrë një përgjegjësi të madhe mbi supe, sepse do t’i duhet të bëjë Xavi apo Iniesta për katalanasit. Të paktën me këtë qëllim e ka blerë Barcelona, për të vendosur rregull në “kullën e regjisë”.

Po si e ka pritur Pjanic konfirmimin e marrëveshjes mes dy klubeve, që ai të kalojë në Katalonjë dhe Arthur të vijë në Torino? Spanjollja “As” ka publikuar një video të këtij momenti, ku familja dhe miqtë e boshnjakut ishin mbledhurnë një lokal për të festuar transferimin e tij në skuadrën e Barçës. Mesfushori nuk mundi t’i përballonte emocionet, ndaj shpërtheu në lot… Janë lot gëzimi, që po shkon në skuadrën e lakmuar nga futbollistët më të mirë në botë, apo keqardhjeje se po lë “Zonjën e Vjetër”, ku njohu pikun e karrierës deri më tani, kjo mbetet pyetje retorike!!!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit