Shpërthimi i Ibrahimovic pas zëvendësimit, Pioli sqaron gjithçka!

14 Korrik 2020
15:23
Telesport
back button

Pasi grumbulloi plot 7 pikë në një tur force që e pa përballë Lazios, Juventusit dhe Napolit (dy transferta), Milani i Stefano Piolit përgatitet për dy ndeshje brenda në “San Siro” dhe kundërshtari i radhës quhet Parma.

Trajneri kuqezi ka folur sidomos për Zlatan Ibrahimovic, që braktisi i nxehur fushën gjatë zëvendësimit, duke përplasur shishen e ujit.

“Dëmtimi që pësoi që kur rinisëm stërvitjet ka ndikuar pak në gjendjen e tij fizike. Ditën e ndeshjes do të vendos se cili do ta nisë nga fillimi në sulm. Ibrahimovic është një fitues, doli jo i lumtur në sfidën ndaj Napolit pasi po humbisnim”.

“Eshtë e drejtë kështu, ai është shumë i motivuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit